Bekimi i ushqimeve për Pashkë – Ritet e fundit të besimtarëve përpara kremtimit të Pashkës

Besimtarë të shumtë i janë drejtuar katedrales në Shkodër për të bekuar shportën e ushqimeve të festës së Pashkës në ditën më të rëndësishme, atë të ngjalljes së Jezu Krishtit.
Me shporta në duar, ku brenda saj ishin ushqimet kryesore të tryezës, besimtarët morën bekimin për t’i konsumuar të dielën e Pashkës.
Simboli i kësaj feste mbetet pa dyshim veza e kuqe, vera, por edhe djathi e hudhrat e njoma paralajmëruese të ardhjes së pranverës.
Pashka simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të Tij, është festa më e shenjtë për besimtarët e krishterë.