Bektashinjtë në Kongresin e Lushnjës-Baba Mondi: Deviza është se pa atdhe s’ka fe
Kongresi i Lushnjës bëri bashkë të gjitha fetë e të gjitha trojet dhe mbrojti Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm. Një rol të qenësishëm në këtë ngjarje historike patën dhe delegatët bektashinj.
Në një aktivitet me këtë temë kryegjyshi botëror Haxhi Dedej, Baba Mondi tha se duhet të vijojmë t’i qëndrojmë devizës bektashiane “Pa atdhe, s’ka fe”
“Shqiptarët të mos largohen nga Shqipëria, të parët tanë e kanë mbrojtur vendin, edhe ata mund të kishin ikur, por zgjodhën të mbronin vendin. Është meritë e tyre që jemi sot këtu”, u shpreh kryegjyshi botëror Haxhi Dedej, Baba Mondi.
Kryetarja e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa u shpreh se si pasardhës të atyre që morën pjesë në këtë kongres jemi te lumtur për aktin patriotik të tyre.
“Mirënjohës për të gjithë ata patriotë të shquar që i dhanë jëtë pavarësisë të shtetit të ri shqiptar dhe treguan që shqiptarët derdhin gjakut kundër çdo vendimi që mund të verë në rrezik pavarësinë e shtetit shqiptar”, shtoi ai.
Kongresi i Lushnjës zhvilloi punimet nga data 21 deri ne 31 janar të vitit 1920, dhe miratoi një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.