Categories: AktualitetLajme

Bektashinjtë në Kongresin e Lushnjës-Baba Mondi: Deviza është se pa atdhe s’ka fe

Kongresi i Lushnjës bëri bashkë të gjitha fetë e të gjitha trojet dhe mbrojti Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm. Një rol të qenësishëm në këtë ngjarje historike patën dhe delegatët bektashinj.

Në një aktivitet me këtë temë kryegjyshi botëror Haxhi Dedej, Baba Mondi tha se duhet të vijojmë t’i qëndrojmë devizës bektashiane “Pa atdhe, s’ka fe”  

“Shqiptarët të mos largohen nga Shqipëria, të parët tanë e kanë mbrojtur vendin, edhe ata mund të kishin ikur, por zgjodhën të mbronin vendin. Është meritë e tyre që jemi sot këtu”, u shpreh kryegjyshi botëror Haxhi Dedej, Baba Mondi.

Kryetarja e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa u shpreh se si pasardhës të atyre që morën pjesë në këtë kongres jemi te lumtur për aktin patriotik të tyre.

Mirënjohës për të gjithë ata patriotë të shquar që i dhanë jëtë pavarësisë të shtetit të ri shqiptar dhe treguan që shqiptarët derdhin gjakut kundër çdo vendimi që mund të verë  në rrezik pavarësinë e shtetit shqiptar”, shtoi ai.

Kongresi i Lushnjës zhvilloi punimet nga data 21 deri ne 31 janar të vitit 1920, dhe miratoi një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

5 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

5 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

5 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

5 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

6 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

6 hours ago

This website uses cookies.