Bekteshi largohet nga Vllazina e koshit – Lajmi u bë i ditur nga Klubi i Basketbollit Vllaznia
Damian Bekteshi nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë së basketbollit.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit të basketbollit Vllaznia.
Në lajmin e saj thuhet se:
“Pas ndeshjes së fundit ndaj Teutës, trajneri Damian Bekteshi ka vendosur të tërhiqet nga posti i trajnerit të skuadrës sonë.
Ky ka qenë një vendim i marrë nga ana e tij me qëllimin më të mirë për ekipin dhe ne e respektojmë maksimalisht.
Trajneri Bekteshi ka qenë një figurë kyçe për Vllazninë gjatë këtyre tre viteve.”
Nën drejtimin e Bekteshit ekipi arriti deri në finalet e kampionatit në sezonin e parë.
Vitin e shkuar , ai e udhëhoqi skuadrën nga objektivat për mbijetesë deri në gjysmëfinale, ku zhvilluam një betejë të ashpër me Teutën.
KB Vllaznia falenderon Damian Bekteshin për përkushtimin, punën e palodhur dhe pasionin që ka treguar për skuadrën ndersa i uron suksese në hapat e tij të ardhshëm.