Lajme

Bekteshi largohet nga Vllazina e koshit – Lajmi u bë i ditur nga Klubi i Basketbollit Vllaznia

Damian  Bekteshi nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë së basketbollit.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit të basketbollit Vllaznia.

Në lajmin e saj thuhet se:

“Pas ndeshjes së fundit ndaj Teutës, trajneri Damian Bekteshi ka vendosur të tërhiqet nga posti i trajnerit të skuadrës sonë.

 Ky ka qenë një vendim i marrë nga ana e tij me qëllimin më të mirë për ekipin dhe ne e respektojmë maksimalisht.

Trajneri Bekteshi ka qenë një figurë kyçe për Vllazninë gjatë këtyre tre viteve.”

Nën drejtimin e Bekteshit  ekipi arriti deri në finalet e kampionatit në sezonin e parë.

Vitin e shkuar , ai e udhëhoqi skuadrën nga objektivat për mbijetesë deri në gjysmëfinale, ku zhvilluam një betejë të ashpër me Teutën.

KB Vllaznia falenderon Damian Bekteshin për përkushtimin, punën e palodhur dhe pasionin që ka treguar për skuadrën ndersa i uron  suksese në hapat e tij të ardhshëm.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia e vajzave përballë Gramshit – Ekipi i përforcuar me afrime të reja vijon rrugëtimin drejt titullit kampion

Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…

10 hours ago

Program i ri punësimi në Shkodër – Zmijani: Synohet  trajnimi dhe punësimi i punëkërkuesve pranë subjekteve të biznesit

Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…

10 hours ago

“Ëndërr e kthyer ne realitet” – Rikonstruksioni i plotë i rrugës së Komanit, flasin banorët e zonës

Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…

10 hours ago

Tregu i bimëve medicinale – Brahaj: Ka patur vështirësi në gjetjen e tregut

Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…

10 hours ago

Klinika e fizioterapisë – Mjekaj: U vjen në ndihmë studentëve për praktikat profesionale

Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë.  Pedagogu i degës…

10 hours ago

Shembuj që frymëzojnë  – Arjola Zadrima, gruaja që u përball dhe fitoi mbi sfidat e vështira të jetës

Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje  vendosi t’i rrëfejë më…

10 hours ago

This website uses cookies.