Belajdi Pusi shkëlqen në Azerbajxhan / Ish- futbollisti i Vllaznisë, titullar dhe golashënues me Turan Tovuz
Belajdi Pusi, është një futbollist shkodran i rritur në Akademinë Vllaznia, më pas për dy vite edhe pjesë e skuadrës së parë, ndërkohë që në vijim u zhvendos në Korçë ku spikati si golashënues me Skënderbeun. Sezoni 2023-2024 e gjen në kampionatin azerbajxhanas duke qënë sulmuesi kryesor i skuadrës Turan Tovuz. Një kampionat, ku spikat për golat e shënuar në ndeshjet e kampionatit dhe të kupës. I gjendur në Shkodër për pushimet e ndërrimit të viteve, Pusi, flet për përvojën që po kalon në Azerbajxhan.
Aktualisht, tek Vllaznia e Superiores është edhe një Pusi tjetër, djali i xhaxhait të tij, Gledian Pusi, një motiv më tepër që Belajdi të ndjek Vllazninë.
Edhe pse në Azerbajxhan kërkojnë ta mbajnë më gjatë, duket se për Belajdi Pusin ka sinjale rikthimi në Superioren shqiptare, pse jo edhe tek Vllaznia.