Lajme

Belgjika ndalon shitjen e cigareve elektronike, nga 1 janari bëhet vendi i parë i BE-së që merr këtë vendim

Nga 1 janari 2025, Belgjika do të bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që ndalon shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimshme në territorin e saj. Masa, që synon reduktimin e këtij produkti jashtëzakonisht të popullarizuar mes të rinjve, është pjesë e një plani kombëtar kundër duhanit për të mbrojtur shëndetin e të rinjve.

Bashkimi Evropian synon të arrijë krijimin e një gjeneratë pa duhan deri në vitin 2040, duke reduktuar duhanpirësit e bllokut 27-anëtarësh nga rreth 25 për qind që është aktualisht në më pak se pesë për qind.

Ministri belg i Shëndetësisë Frank Vandenbruke u tha gazetarëve se cigaret elektronike janë një kërcënim për shëndetin, sepse ato janë një mënyrë e lehtë për të nxitur të rinjtë të  konsumojë duhanin tradicional dhe të kenë varësi nga nikotina. Ai gjithashtu theksoi se plastika dhe bateritë që gjenden në cigaret elektronike një përdorshme dëmtojnë gjithashtu mjedisin sepse krijojnë mbetje kimike të rrezikshme.

Në vitin 2021, qeveria federale i paraqiti një propozim Komisionit Evropian për të ndaluar  cigaret elektronike. Komisioni, i cili duhet të japë miratimin e tij për çdo ndalim shitjesh, i dha një dritë jeshile Belgjikës në mars 2024, duke i hapur rrugën hyrjes në fuqi të një ligji kombëtar. Edhe Franca ka marrë miratimin e BE-së për një ndalim të ngjashëm.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Festa e Fitër Bajramit në Lezhë/Dhjetëra besimtarë falën namazin në xhaminë e qytetit, duke ndarë gëzimin e kësaj dite të bekuar

Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festen e…

2 hours ago

Ura që bashkon Velipojën me Ulqinin/Projekti ambicioz prej 20 milionë € i dy shteteve po shkon drejt konkretizimit

Projekti për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë mes Shqipërisë dhe Malit të…

2 hours ago

Komunitetet fetare urojnë Fiter Bajramin/“Të bashkuar në besim dhe paqe, gëzuar për çdo familje myslimane”

Komunitetet fetare në Shkodër uruan festën e Fiter Bajramit. Teksa në Xhaminë e Parrucës u…

2 hours ago

Festë në shtëpinë e fëmijës/Një grup vullnetarësh zgjodhën të festojnë me shtëpinë e fëmijës

Një grup Bamirës në Shkodër, tashmë e kanë kthyer në traditë që çdo Bajram të…

2 hours ago

Ceremonia e festës së Bajramit/Qindra besimtarë falën Fitër Bajramin në Xhaminë e Parrucës

Besimtarët myslimanë të Shkodrës morën pjesë këtë të diel në ceremoninë e faljes së Fitër…

2 hours ago

30 kompozitorë për festivalin e fëmijëve/Edicioni i 63-të me emra të njohur dhe talente të reja të muzikës shqiptare.

Organizatorët e Festivalit të 63-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër kanë publikuar listën me…

2 hours ago