Belgjika shpall listën, Tedesko lë në shtëpi Kurtua dhe Batshuai
Domeniko Tedesko ka zyrtarizuar para pak çastesh listën e lojtarëve, të cilët do të përfaqësojnë Belgjikën në “Euro 2024”.
Në listën e 25 lojtarëve duket qartë orientimi i komisarit teknik të “Djajve të kuq”, i cili ka preferuar që të grumbullojë lojtarë me eksperiencë dhe të rinj të talentuar.
Mes emrave mungojnë ato të Miçi Batshuai dhe Tibo Kurtua ndërsa vihen re emra si Zeno Debast (20 vjeç, Anderleht), Johan Bakajoko (21, PSV Eindhoven) dhe Artur Fermiren (19 vjeç, Atletiko Madrid).
Vetë Tedesko ka bërë me dije se me ekipin do të stërviten edhe dy lojtarë të rinj. Vetëm njëri prej tyre mund të grumbullohet në ditët në vazhdim për të dërguar në 26 dhe plotësuar listën e lojtarëve, të cilët do të përfaqësojnë Belgjikën në “Euro 2024”.
Belgjika është pjesë e Grupit E së bashku me Sllovakinë, Rumaninë dhe Ukrainën.
Të grumbulluarit:
Portierë: Koen Casteels (Wolfsburg), Thomas Kaminski (Luton Town), Matz Sels (Nottingham Forest)
Mbrojtës: Timothy Castagne (Fulham), Zeno Debast (Anderlecht), Maxim De Cuyper (Club Brugge), Wout Faes (Leicester City), Thomas Meunier (Trabzonspor), Arthur Theate (Rennes), Jan Vertonghen (Anderlecht)
Mesfushorë: Kevin De Bruyne (Manchester City), Orel Mangala (Lyon), Amadou Onana (Everton), Youri Tielemans (Aston Villa), Arthur Vermeeren (Atletico Madrid), Aster Vranckx (Wolfsburg), Axel Witsel (Atletico Madrid)
Sulmues: Johan Bakayoko (PSV Eindhoven), Yannick Carrasco (Al Shabab), Charles De Ketelaere (Atalanta), Jeremy Doku (Manchester City), Romelu Lukaku (Roma), Dodi Lukebakio (Sevilla), Lois Openda (RB Leipzig), Leandro Trossard (Arsenal)