Categories: LajmeSport

Belgjika tërheq skuadrën e Triatlonit, një notare infektohet me Esheria Koli

Belgjika ka tërhequr skuadrën e saj nga stafeta e triatlonit, garë e cila u zhvillua mëngjesin e 5 gushtit në Olimpiadën “Paris 2024”. Një nga yjet e skuadrës belge, Claire Michel, është shtruar në klinikën e Fshatit Olimpik.

Pasi ka marrë trajtimin e duhur, ajo tani ndodhet në dhomën e saj, siç raporton l’Equipe e Neë York Times. Një episod që ndez në mënyrë të pashmangshme polemikat dhe pyetjet për cilësinë e ujit të Senës dhe zgjedhjen për të zhvilluar garat e triatlonit në lumin parisien. Komiteti Olimpik belg nuk dha detaje mbi gjendjen shëndetësore të sportistes,  por disa media belge folën për një rast të infeksionit me Escherichia coli.

Në çdo rast, e panjohura për garat e radhës të planifikuara në Senë rihapet. Claire Michel mori pjesë në triathlon për femra të mërkurën e kaluar. Komiteti Olimpik belg ka lëshuar një deklaratë të ashpër në të cilën shpreson se mund të nxirren mësime nga përvoja e Parisit për garat e ardhshme.

“Po i referohemi veçanërisht garantimit të ditëve të stërvitjes, ditëve të garës dhe formatit të garave, të cilat duhet të qartësohen paraprakisht. Duhet të sigurohemi që të mos ketë paqartësi për sportistët, ambjentin dhe tifozët”, shkruan Komiteti Olimpik belg. Seancat stërvitore dhe garat e triatlonit të programit Olimpik janë shtyrë disa herë për shkak të ndotjes nga E. coli në ujërat e lumin Sen të cilat testohen çdo ditë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Panorama e hyrjes së Shkodrës  – Pas aksionit për shembjen e objekteve nga IKMT, horizonti i fushëpamjes është zgjeruar

Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve.  Ato zënë…

3 days ago

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë të shkojmë në Botëror

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…

3 days ago

Koncert me muzikë e poezi – Eni Haxholli dhe Erlind Hoxha sollën tingujt e flautit dhe kitarës për publikun

Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…

3 days ago

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…

3 days ago

Autorët shqiptarë marrin çmimin e ekselencës në Itali

Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…

3 days ago

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…

3 days ago

This website uses cookies.