Belgjikë-Suedi e ndërprerë, lotë dhe frikë në shkallët e stadiumit

a56fdd7694e8414881de616cfdd38086
Belgjikë-Suedi, një ndeshje e vlefshme për Grupin B të kualifikueseve të Euro 2024, u pezullua për arsye sigurie pas një sulmi terrorist në qendër të Brukselit, ku një burrë i armatosur me kallashnikov vrau dy shtetas suedezë dhe plagosi një tjerë. Të shtënat kanë ndodhur në Bulevardin d’Ypres pak para bilbilit të fillimit të ndeshjes. Viktimat kishin veshur fanellat e kombëtares së futbollit të vendit të tyre. Pezullimi i ndeshjes iu kërkua UEFA-s gjatë pushimit mes dy pjesëve nga lojtarët suedezë.
Ndërkohë, në shënimin e UEFA-s thuhej: “Pas një sulmi të dyshuar terrorist në Bruksel mbrëmjen e djeshme, pas konsultimit me dy skuadrat dhe autoritetet lokale të policisë është vendosur që të anulohet ndeshja kualifikuese e UEFA EURO 2024 mes Belgjikës dhe Suedisë”.



