Belgjikë-Suedi nuk do të riluhet, UEFA: Rezultati përfundimtar, 1-1

belgjike suedi

belgjike suedi

Belgjikë-Suedi 1-1. Ky është rezultati përfundimtar i miratuar nga UEFA në lidhje me ndeshjen e anulluar në pjesën e parë për shkak të sulmit të përgjakshëm në Bruksel që ndodhi pak para fillimit të ndeshjes. Sipas asaj që raportohet në një njoftim për shtyp, ndeshja e vlefshme për Grupin F të kualifikueseve të Euro 2024 nuk do të rikuperohet. Belgjika dhe Suedia do të marrin nga një pikë dhe do të konfirmohen kartonët e verdhë nga pjesa e parë e lojës.

Në deklaratën e lëshuar nga UEFA saktësohet se vendimi për të vërtetuar rezultatin është marrë për shkak se nuk ka qenë e mundur të vazhdohet ndeshja ditën e nesërme duke pasur parasysh dëshirën e qartë të Belgjikës dhe Suedisë për të mos dalë në fushë pas sulmit terrorist. Për më tepër, një barazim nuk ndikon në asnjë mënyrë renditjen e grupit. Belgjika në fakt tashmë është kualifikuar matematikisht për Euro 2024, ndërsa Suedia është jashtë garës.

“Në fund, kalendarët përkatës nuk lejojnë përdorimin e asnjë date në dritaren e ardhshme ndërkombëtare në nëntor, kur duhet të mbyllet faza e grupeve, ndjekur nga shorti i play-off-it dhe shorti për fazën finale të turnout”, përfundon shënimi i UEFA-s.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.