Belisha, rikthim në familjen kuqeblu, trajneri shkodran premton më të mirën në radhët e Akademisë Vllaznia

Ka kaluar një përvojë të gjatë, ndoshta me vitet më të shumta si futbollist pranë Vllaznisë, më pas nisi punën e trajnerit në Akademinë Vllaznia, dhe pas një shkëputje, këtë sezon futbollistik është rikthyer përsëri në familjen kuqeblu. Bëhet fjalë për Amarildo Belishën, i cili shfaqet i emocionuar me nisjen e punës si trajner i Vllaznisë U15.
Në misionin e Belishës është përgatitja dhe nxjerrja e talenteve për ekipin e parë, ndërsa vlerëson edhe bashkëpunimin me drejtuesit.
Në detyrën e tij si trajner i Vllaznisë U-15, Belisha ka si bashkëpunëtor edhe trajnerin e dytë, Ivo Shestani.