Bellingham gol, Anglia thyen Serbinë
Anglia e nis me këmbën e mbarë Euro 2024, duke mposhtur Serbinë 1-0 dhe duke u ngjitur në krye të Grupit C. Më i prituri, Bellingham, ishte ai që bëri diferencën në ndeshjen e Gelsenkirchen, duke u zhytur me kokë në minutën e 13-të dhe duke finalizuar në mënyrën më të mirë të mundshme një krosim nga Saka në portën e Pavlovic.
Anglezët ia dolën pa shqetësime në pjesën e parë, por serbët u përmirësuan në pjesën e dytë. Rajkovic, me ndihmën e traversës, shpëtoi nga goditja me kokë e Kane (77′), Vlahovic sfidoi Pickford në minutën e 82-të me një gjuajtje me të majtën. Pavarësisht rasteve të krijuara, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 1-0.