Categories: Lajme

Ben Andoni për Berishën nën arrest dhe mbështetësit tij: Nuk ka kult individi, as turmë me 200 veta

Figurat e admirueshme për cilësitë e tyre artistike, politike apo njerëzore përsëriten historikisht në çdo vend, duke e ngritur individin në një mit.

Kulti i individit u hodh për debat edhe në studion e “Jetë shqiptare” mes studiuesve.

Analisti Ben Andoni tregoi pse shoqëritë priren t’i mitizojnë personazhet.

Ndryshon kulti i individit, nga influencer-at dhe qeniet e tjera që turma i kërkon për ushqim, sepse edhe turma është organizëm i gjallë. Turma gjithmonë përfshin nivelet mesatare dhe nën mesataren. Ajo kërkon jo vetëm të identifikohet me një personazh, por edhe të projektojë cilësitë e veta dhe të marrë cilësitë që ka te dikush. Kulti i individit gjithmonë shfrytëzon disa elemente: e para demagogjinë; e dyta, masmedien; dhe e treta, të ngresh disa cilësi specifike që i sjell një kohë e caktuar. Për shembull, Stalini ngriti apoteozën e vet në Luftën II Botërore. Po të lexoni kujtimet e tij, i mbuloi të gjitha gjërat dhe projeksionet i kaloi te vetja,” u shpreh Andoni.

Sipas analistit, ka pak njerëz që bëhen kult. Nisur nga zhvillimet e fundit politike, kur ish-kryeministri Sali Berisha është nën arrest shtëpiak dhe përdor çdo hapësirë për t’u ekspozuar para mbështetësve, Andoni tha se kreu i demokratëve nuk është realisht një “individ kulti”.

Ai ka projeksion historik, sepse të kesh kult individi duhet të kesh shumë kohë në pushtet, shumë fuqi dhe me fuqinë tënde duhet të përcjellësh eksperimente në inxhinierinë sociale. Kulti i individit përdoret për të bërë ndryshime në inxhinierinë sociale. Nuk është turmë 200 veta. Kur them inxhinieri sociale, ke fasha shoqërore, fasha brezash. Kur dilte Enver Hoxha qanin njerëzit dhe mbajtën radhë në funeralin e tij. Tani mund të qeshësh, por atëherë qaje. Ishte ndjenjë, sepse është kaq e projektuar dhimbja dhe gëzimi i tij te e jetoja, saqë prevalon mbi gjithçka tjetër,” tha z. Andoni.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

24 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.