Benet Beci bashkë me urimin e festave të Pavarësisë prezanton kalendarin për vitin 2025
Kryetari i Bashkisë Shkodër nëpërmjet rrjeteve sociale ka uruar festat e nëntorit duke prezantuar dhe kalendarin për vitin 2025.
Gëzuar 112 vite pavarësi Shqipëri!
Kalendari 2025 vjen me foto të bukura me veshje kombëtare nga nxënësit e shkollës “Salo Halili”, të cilët e sjellin këtë kalendar me kauzën për të ndihmuar fëmijët e “Shtëpisë së Fëmijëve”.
Në dhjetor kalendarin mund ta blini pranë stendave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Shkodër, Tiranë dhe Prishtinë.
Ky projekt vjen si bashkëpunim me Trashëgiminë Kulturore Shkodër,
Shoqatën Xhubleta Shqiptare, Zyrën Arsimore Vendore Shkodër, Bashkinë Shkodër, Albanian Photographers Sevdail Sulejmani, Shkollën “Salo Halili”.