Benzema rikthehet te Real Madridi, por padyshim jo për të veshur fanellën e bardhë. Sulmuesi aktual i Al Ittihad pësoi një dëmtim në këmbë dhe kërkoi nga klubi saudit që të ndiqet nga mjekët e skuadrës spanjolle. Përgjigja ishte pozitive, siç njoftoi Al Ittihad përmes një shënimi të publikuar në rrjetet sociale.
Siç thuhet në shënim, “Karim Benzema është rikthyer te Real Madrid për t’iu nënshtruar testeve mjekësore në lidhje me dëmtimin e pësuar këtë sezon, në koordinim mes ekipit mjekësor të Al Ittihad dhe Real Madridit”.
Do të jetë një javë kontrollesh të hollësishme për sulmuesin që dëshiron të rikuperohet nga dëmtimi që e ka prekur gjatë gjithë sezonit. Me Al Ittihad, Benzema bëri 29 paraqitje këtë sezon dhe shënoi 12 gola.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.