Lajme

Benzinë e silenciator në automjet  – Detaje nga arrestimi i dy shtetasve në Shkodër, që iu gjet lënda plasëse

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e dy shtetasve në Shkodrës, të cilëve nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar.

Ngjarje e ndodhur më datë 26.03.2025. Këta dy shtetas ishin  konstatuar në lagjen “Ndoc Mazi”, duke lëvizur me shpejtësi.  Drejtuesi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.

Shërbimet e policisë  janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar në fshatin Beltojë. Nga verifikimet e kryera rezultoi se targa e motomjetit me të cilin ata lëviznin ishte vjedhur në Tiranë dhe motomjetit i ishte ndryshuar numri i shasisë.

Ndërsa në automjetet e 2 shtetasve, u gjetën një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi kokaine.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 29 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar një automjet në të cilin mbante pa leje, shenja dalluese si të policisë (fenelina), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Blerti Delija

Recent Posts

Red Bull ndryshon ngjyrat për Çmimin e Madh të Japonisë

Për Çmimin e Madh të Japonisë skuadra e Red Bull nuk do të prezantohet vetëm…

1 hour ago

Gjuha standarde shqipe, akademikët: E deformuar në përdorim, kryesisht nga të rinjtë

Gjuha standarde shqipe gjithnjë e më tepër është duke u deformuar në përdorim. Kjo vjen…

1 hour ago

Mianmar shpall një javë zie kombëtare pas tërmetit tragjik, zbehen shpresat për të mbijetuar

Mianmari ka shpallur një javë zie kombëtare pas një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7…

2 hours ago

Shekerinska: Bashkëpunimi NATO-BE, çelësi për stabilitetin në Ballkan

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e Natos, Radmila Shekerinska, ka deklaruar se bashkëpunimi mes Aleancës së Atlantikut…

2 hours ago

Berisha me fasoneritë: Do kompensojmë humbjet nga kursi i euros. Bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë

Në një takim të zhvilluar në një biznes fason në Durrës, kreu i Partisë Demokratike,…

2 hours ago

Berisha e akuzoi për kopjim të programit, Rama: Qesharake! Nuk u kopjua Kodi i Da Vinçit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës se ka kopjuar programin e saj.…

2 hours ago

This website uses cookies.