Beqaj del para Komisionit Hetimor të “Sterilizmit”, tensione mes PS-PD

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka dalë këtë të martë (12 nëntor) para Komisionit Hetimor për ‘Sterilizimin” dhe “Check Up-in”, mbledhje e cila që në nisje të saj është shoqëruar me debate e përplasje mes opozitës e mazhorancës.

Beqaj kërkoi në nisje të fjalës së tij prezantimin me video, audio e power-point, kërkesë e cila shkaktoi tensione në komision, kjo pasi sipas kryetares së këtij komisioni Albana Vokshi dëshmitarët duhet të bëjnë vetëm deklarata kontekstuale dhe jo prezantime shkencore. Por nënkryetari i komisionit Plarent Ndreca kërkoi lejimin e këtij prezantimi nga ana e Beqajt, ndonëse sipas opozitës, kjo shkon kundër ligjit.

“Do bëj deklaratë papraprke. Dua të parashtroj dy kërkesa: në bazë të ligjit për komisionet hetimor, ligji përcakton se ju merrni leje në gjykatë për prezencën time dhe gjykata mund tu japë një kornizë të asaj që unë mund të them.

A ka kornizë nga gjykata që të mos përdoret kundra në proceset penale. Sa kam mundur të ndjek dje nga seanca e komisionit, nga deputetët iniciues të komisionit është thënë shpesh për të informuar publikun. Dua të bëj një prezantim për informim të publikut me audio, video, power-point, për ta ilustruar”, deklaroi Beqaj.

Ish ministri Ilir Beqja është aktualisht i arrestuar për hetimet që po kryhen për akuzimet me tenderat kur ai drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).  

Beqaj u ndalua më 4 korrik me akuzën për prokurime fiktive në të paktën 8 raste në kohën kur ishte drejtor i përgjithshëm i SASPAC-it.

Sipas SPAK prokurimet fiktive nuk kalonin përmes procedurave të rregullta ligjore. Abuzimet dyshohet se bëheshin mes Ilir Beqajt në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj, gjithashtu i arrestuar, i cili në atë periudhë drejtonte projektin EUSAIR, pjesë e SASPAC përgjatë viteve 2022–2023.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.