Beqaj kërkon ndryshimin e gjyqtares, shtyhet vendimi për seancën e “sterilizimit”

Beqaj kërkon ndryshimin

Edhe këtë javë Gjykata e Posaçme nuk arriti të marrë një vendim për dosjen e sterilizimit me të pandehur ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-ministrin Ilir Beqaj.

Ishte kërkesa e këtij të fundit për ndryshimin e gjyqtares së seancës paraprake, që çoi në shtyrjen e seancës, e cila do të mbahet më 23 janar.

Këtë të enjte, seanca u zhvillua me debate pas pretendimeve të Beqajt se gjyqtarja nuk ka paraqitur të arsyetuar vendimin për ashpërsimin e veprës penale ndaj tij, që i shtoi ish-ministrit akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” në kuadër të grupit kriminal.

Ndër gjetjet e konstatuara janë procedurat e ndjekura për fituesin dhe mosrealizimi i kushteve të parashikuara në kontratë.

Ndërkohë kompanisë fituese iu dorëzua një qendër moderne sterilizimi, ndërtuar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” me kredi nga qeveria, por ajo nuk u vu asnjëherë në funksionim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.