Beqiri-Qorit. Nuk do bësh hajër. S’ke bërë asnjë kallëzim/ Qori: Ti je servil i Ramës!

b03dee0e25204786848d482d7c7bf78c

b03dee0e25204786848d482d7c7bf78c

Avokati Idajet Beqiri është përplasur në studion e emisionit “3D” në RTSH 1, me Kryetarin eLëvizjes Bashkë, Arlind Qori, duke thënë se, “nëse nuk ndërmerrni nisma ligjore për të gjitha aferat korruptive që kanë shkatërruar Shqipërinë në gjithë vitet e  tranzicionit  nuk do të kenë mbështetje me votë nga qytetarët.

“Lëvizjet e reja nuk do të bëjnë hajër, nuk do të merrni vota nëse nuk do godisni aferat që e kanë shkatërruar Shqipërinë dhe kanë varfëruar këtë popull. Duhet të denonconi dhe të bëni padi për aferën e Alpetrolit , ju nuk flisni për ARMO-n, ju nuk flisni për firmat piramidale që morën pasurinë e shqiptarëve”, tha Beqiri.

Unë po shoh dhe këtu në emision tha avokati Beqiri,  jeni pozicionuar sipas bindjeve dhe inateve personale me drejtuesit politik.

Sipas tij,  afera e inceneratorëve është më shumë çështje politike dhe po hetohet, por duhet të denonconi çdo rast korruptim që nga koha e qeverisjes së Sali Berishës, dhe deri ditën e sotme.

“Kryesorja është se ka shumë të pandëshkueshëm në këtë vend dhe tani duhet ti amnistojmë atë që i kanë bërë gjëmën këtij vendi me teorinë që ata nuk janë në pushtet” u shpreh avokati Beqiri.

Ndërsa nga ana e tij, Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, që sikurse u shpreh ai, i kujtojë gjithë aksionet politike që ka ndërmarrë që nga koha që po merret me politikën aktive.

Qori u shpreh  se,”Je i keq informuar sepse sipas jush ne duhet të mbyllim sytë nga 2013 dhe këtej dhe të bëjmë opozitë vetëm kundër Sali Berishës, dhe jo kësaj qeverie që na qeveris sot.  Unë do merrem me të drejtën dhe të vërtetën. Akuzojë Sali Berishën, Ilir Metën, Edi Ramën , Erjon Veliaj, ndërsa ju zotëri mbyllni sytë dhe veshët vetëm që mos të cenohet Edi Rama , Erjon Veliaj”, përfundoi Kreu i Lëvizjes Bashkë, Qori.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.