Beqiri: Të miturit mund të martohen me vendim gjykate

Beqiri

Beqiri

Avokatja Nexhi Beqiri ka deklaruar në emisionin “Jetë Shqiptare” se të miturit mund të martohen me vendim gjykate.

Duke iu referuar rastit të arrestimit të 34-vjeçarit pas martesës me 14-vjeçaren, Beqiri sqaroi se martesa mes të miturve mund të miratohet vetëm me vendim gjykate dhe pas vlerësimit të ekspertit psikolog.

Tashmë ka një problem tjetër.  Gjenden në situata kur martesën nuk e bëjnë dot sepse duhet të mbushësh 18 vjeç për martesë ligjore në gjendjen civile. Rasti më i madh është kur duan të emigrojnë dhe më e vështira është kur lindin fëmijë dhe martesa ligjore nuk është bërë.

Me vendim gjykate bëhen këto gjëra. Në rastet kur bashkëshorti merr përsipër, prindi i të miturit/miturës bën një kërkesë në gjykatë për të miratuar martesën ligjore të tyre. Gjykata ka ekspertë, psikologë.

Thirret eksperti psikolog për të bërë vlerësimin e rastit nëse mund t’i jepet e drejta për t’u martuar”, tha Beqiri.

Ajo u shpreh se me ndryshimet e reja në ligj, mosha minimale për kryerjen e marrëdhënieve seksuale nga 14 që është, do të rritet në 16-vjeç.

“Marrëdhëniet seksuale me të mitur nën 14-vjeç dënohen me 7-15 vjet burg por që nuk kanë arritur pjekurisë seksuale. Nuk ka kuptim sikurse thotë mamaja e djalit që nuk e dija që ishte 14-vjeç. Nuk ka konsensus. Nën 14 vjeç nuk ka aftësinë mendore, nuk është pjekur seksualisht, fiziologjikisht, emocionalisht për të hyrë në marrëdhënie seksuale.

Mosha minimale për kryerjen e marrëdhënieve seksuale, nëse deri tani ishte 14-vjeç, tashmë do rritet do bëhet 16-vjeç, në raportin e ri që lexova sot. Ligji do miratohet së shpejti”, tha ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.