Beqiri: Vendimi i Strasburgut, zbardh 21 Janarin. Është krim shtetëror i pazbardhur
Avokati Idajet Beqiri është i mendimit se vendimi i Gjykatës së Strasburgut është një model për gjykatat shqiptare, dhe kjo mund të merret e mirëqenë si e tille.
Në emisionin “3D” në RTSH 1, Beqiri u shpreh se, “ vendimi i Gjykatës së Strasburgut ndihmon Shqipërinë sepse e zbardh në mënyrë të plotë 21 Janarin”.
Sipas tij, vendimi i sotëm i Strasburgut , (14 nëntor) thotë se është krim shtetëror, krimin e bëri shteti, dhe ky krimi nuk u zbardh”.
“Autorët, organizatorët , ata që kanë ekzekutuar , etj, nuk janë ndëshkuar. Çdo vendim i Gjykatës së Strasburgut për shtetin shqiptar është marr sikurse është dhënë si model për gjykatat shqiptare”, tha ai.
Sipas tij, në këtë vendim është analizuar në mënyrë perfekte si ishte protesta, me çfarë karakteri ishte dhe si ishte sulmi i qeverisë ndaj protestueseve.
“Dhe thotë që s’duhet të mbanin armë fare, dhe nuk është rrezikuan policia nga asnjë drejtim dhe është e pajustifikueshme pse policia u tërhoq dhe kush e urdhëroi këtë tërheqje. Sepse me tërheqjen e policisë u fut Garda e Republikës që luftoi kundër popullit”, përfundoi avokati Beqiri.