Berat Gjimshiti, 200 ndeshje dhe… gol me Atalantën

Berat Gjimshiti
Atalanta mundi 1-0 Sturm Graz-in në ditën e katërt të Grupit D të Europa League dhe është skuadra e parë që kualifikohet në fazën e eliminimit direkt. Djemtë e Gasperinit triumfuan në fund të një ndeshjeje intensive, por jo veçanërisht spektakolare, të prekur edhe nga reshjet e pandërprera. Ndeshja u vendos nga një goditje mbrojtësit kuqezi, Berat Gjimshiti në fillim të pjesës së dytë (50′), i cili zgjidhi si duhet një situatë të rrëmujshme të krijuar në zonën kundërshtare.
Një gol që vjen pikërisht në ndeshjen numër 200 me fanellën e Atalantës. “Gjëja e parë që më vjen në mendje është krenaria që kam veshur këtë këmishë 200 herë. Gjithashtu më kujton debutimin tim”, deklaroi mbrojtësi kuqezi para fillimit të sfidës.