Bërdica kërkon zhvillim/Banorët: Që me ndërtimin e rrugës së re të Velipojës jemi harruar

berdica rruget problem
Këtu ndahen dy rrugët ajo e vjetër dhe rruga e re që të çon drejt pikës turistike të Velipojës, e cila u inaugurua 3 vite më parë. Rruga e re pati një impakt pozitiv në pjesën e zhvillimit të turizmit dhe shkurtimit të distancës së udhëtimit nga Shkodra drejt Velipojës dhe anasjelltas. Por që nga ndërtimi i saj në fshatin Bërdicë mungojnë investimet. Banorët kërkojnë nga shteti që t’i kthejë sytë nga kjo zonë e cila sipas tyre duhet të zhvillohet për vetë impaktin që ka rruga dhe të mos lihet në harresë .
Në këtë aks me gjatësi rreth 3 km ndeshesh me një sërë problematikash si amortizimi i rrugës, dëmtimi e sinjalistikës si dhe mungesa e pastrimit nga bimësia. Banorët e Bërdicës shpresojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për rehabilitimin e këtij aksi dhe kthimin në kushte normale të jetesës në këtë zonë.