Lajme

Berisha: 2025 do të jetë viti i fitores për opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me mbështtësit e tij në, theksoi betejat dhe sfidat e mëdha që ka kaluar Partia Demokratike, duke e përshkruar vitin si një periudhë të përballjes me abuzues dhe hajdutë në qeverisje.

Berisha e cilësoi opozitën si “shpresën e fundit” për Shqipërinë dhe nënvizoi përpjekjet e PD-së për të denoncuar korrupsionin dhe abuzimet me fondet publike. Berisha shprehu besimin se në vitin 2025, PD do të dalë si shumicë e qartë, duke u angazhuar për ndryshime të thella në vend.

Kryetari i PD, Sali Berisha kritikoi qeverinë për keqpërdorimin e fondeve publike, duke theksuar se gjatë periudhës 2014-2024 janë vjedhur miliarda euro.

 Ai përmendi konkretisht rastin e “djegësit të Tiranës”, ku janë vjedhur të gjitha paratë dhe projekti është realizuar me çmime 10 herë më të larta se sa duhet.

Kryedemokrati, Sali Berisha e akuzoi qeverinë për abuzime në tendera, duke thënë se ato shpërndahen mes anëtarëve të familjes së zyrtarëve të lartë.

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi Kryebashkiakun, Erion Veliaj dhe kryeminsitrin Rama për korrupsion dhe vjedhje të fondeve publike.

Lideri i PD, Sali Berisha theksoi se Partia Demokratike është e angazhuar në betejat e fituara dhe do të përdorë këtë forcë për të fituar mbështetje nga çdo shqiptar.

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se paratë që mbledh qeveria duhet të shpenzohen për qytetarët dhe jo për t’u vjedhur.

Kryedemokrati, Sali Berisha premtoi që, në rast fitoreje, do të implementohet një program që përfshin dhënien e 200 eurove për çdo shqiptar, rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe rrogën mesatare në 1200 euro.

Po ashtu, ai tha se do të rregullohen politikat për turizmin, ku qytetarët po paguajnë për infrastrukturen e turizmit pa përfituar sa duhet. Berisha theksoi se qeveria e aktuale ka sjellë Shqipërinë në një gjendje të varfër, duke e trajtuar si koloni.

Kryetari i PD, Sali Berisha premtoi rritjen e pagave dhe pensioneve në Shqipëri, duke ofruar kartën e konsumatorit për pensionistët dhe ata me rroga të ulëta, për t’u rikthyer TVSH-në e ushqimeve bazë. Ai kritikoi qeverinë për rritjen e pagave të larta të liderëve dhe për menaxhimin e keq të turizmit, duke thënë se qytetarët po paguajnë shumë më tepër se sa përfitojnë. Berisha theksoi se do të luftojë korrupsionin dhe do të rrisë standardet ekonomike për qytetarët, duke e përmbyllur fjalimin me një mesazh optimist për fitoren e opozitës në vitin 2025.

“Shkojmë, se keni luftuar të keqen dhe luftojmë të keqen. Shkojmë sepse, jemi shumicë sot. Pakënaqësia e kësaj qeverie sot, ka kufij vetëm qiellin. Ku t’i prekësh, vetëm hajdutë janë këta. Saqë nuk di se çfarë të denoncosh më parë. Kanë krijuar një sistem fund e krye vjedhje. Ndaj dhe, ju uroj dhe njëherë nga zemra këtë vit të ri. Tani e thonë këta analistët se, ishte viti i opozitës, unë nuk jam dakord se, viti i opozitës është viti 2025, është viti i fitores. Një urim shumë të përzemërt, gëzuar. Gëzuar! Fitore, fitore, fitore! Është radha jonë, është radha jonë”- përfundon Berisha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

2 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

2 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

2 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

2 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

2 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

2 hours ago

This website uses cookies.