Categories: LajmePolitikë

Berisha: Atë që u ka bërë shqiptarëve, Edi Rama, s’ka ndodhur as me pushtuesit

Ish-kryeministri Berisha në një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në selinë e kësaj force politike deklaroi se atë që u ka bërë kryeministri Edi Rama shqiptarëve, nuk e kanë bërë as pushtuesit.

Nga viti 2013 gjer më sot, në 10 vite, nga Shqipëria sipas statistikave të Eurostat, u larguan në vendet e BE, 1.1 milionë shqiptarë, 80 përqind e tyre të rinj.

80 përqind e tyre nën moshën 40 vjeç.

Të ndalemi pak së bashku.

Të supozojmë për një moment se ky vend ishte i pushtuar nga një pushtues i huaj. Dhe të mendojmë se gjatë këtij pushtimi, u larguan nga Shqipëria, 34 përqind e popullatës.

A meritonte ky pushtues mallkim dhe urrejtje më të madhe për këtë që u bëri shqiptarëve?

Këtë nuk ua bëri një pushtues shqiptarëve, këtë ua bëri një njeri.

Si e realizoi atë?

E patë! Nëse nuk i lë njerëzit të votojnë të lirë, ti u vret shpresën atyre. Në çdo vend, qeveria ka plus-minuset e saj, por në 4 vjet, qytetarët marrin vendimin e tyre”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, Rama përdori bandat për të blerë votat në Shkodër. Ai theksoi se një prej prokurorëve të SPAK-ut ka marrë 2 milionë para droge prej bandave të Shkodrës.

Kurse këtu, ajo bandë që patë, ka dhjetëra vrasje të regjistruara. Ndonjëri që ishte aty, ka vrarë të fejuarën 15-vjeçare në gjumë.

Dhe kjo nuk ka ndodhur para 30 vitesh apo 20 vitesh, kjo ka ndodhur para pak vitesh.

Ai vrasës ishte këtu. Një prokuror e arrestoi atë, e solli në Tiranë. E kishte SKAP-i i partisë.

Dhe SKAP-i i partisë pasi mori 1 milion, 2 milionë para droge prej tij, nuk janë organizatë ata, do shkojnë në Shkodër. Në Shkodër ai u lirua, ndaj dhe bënte ligjin në qendrat e votimit.

Autokolona e asaj bande, me 6 vetura të blinduara, e shoqëruar nga policia, bënte në darkë mbledhje me ministren”, nënvizoi Berisha.

Berisha shtoi se kjo është arsyeja se përse ikin shqiptarët sepse sipas Berishës “vota e tyre diktohet nga krimi dhe vota e tyre shndërrohet në krim”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

14 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

14 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

14 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

14 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

14 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

14 hours ago

This website uses cookies.