Berisha: Avokati Artan Simoni, fytyra e vërtetë e atyre që e kanë caktuar
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar caktimin e avokatëve nga shtetit për të bërë mbrojtjen e tij në çështjen për të cilën ai është nën hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.
Në një komunikim të shkurtër për mediat, teksa futej në seli, Berisha përmendi avokatin Artan Simoni, teksa tha: “E patë ju kush ishte. Ai ishte fytyra e vërtetë e atyre që e kanë caktuar”.
Avokat Simoni iu caktua fillimisht Berishës si avokat, pasi në seancën e të mërkurës në mesditë, dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, braktisën procesin, duke humbur të drejtën për të përfaqësuar zotin Berisha si klient.
Por me vendim të Gjykatës, Simoni u zëvendësua, ndërsa Berisha tani përfaqësohet nga avokatët Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati.
Seanca rinisi këtë të enjte në orën 10:00, por u shty për në orën 15:00, pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me çështjen.