Berisha bën “bashkë” PD-PS, Kuvendi 1 minutë heshtje në nderim të Prof. Sami Repishti

Kreu i PD-së, Sali Berisha është rikthyer sërish në karrigen e tij në Parlament, pas revokimit të masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Gjatë fjalës së tij të parë nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka kërkuar një minutë heshtje në nderim të figurës dhe ikonës së qëndresës antikomuniste shqiptare, Prof. Sami Repishti, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

“Këto ditë është ndarë nga jeta një kolos i mendimit intelektual shqiptar , një avokat i pamposhtur i çështje kombëtare, një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, një martir i gjallë që përjetoi në barbaritë e komunizmit profesor Sami Repishti. Ai ishte shqiptari më i shquar në diasporën tonë, fjala e tij nuk reshti kurrë së mbrojturi çështjen kombëtare. Unë ftoj parlamentin ta nderoj këtë burrë të shquar të kombit shqiptar me një minutë heshtje”, tha Berisha.

Në nder të figurës së Prof. Sami Repishtit, opozita dhe mazhoranca u bënë së bashku duke mbajtur një minutë heshtje.

“Në nderim të profesorit Sami Repishti, një figurë e nderuar dhe në figurë antikomuniste mbajmë këtë minutë heshtje në nderim të tij. U kujtoftë gjithmonë!” tha Spiropali.

Shkrimtari dhe publicisti i njohur Prof.Sami Repishti u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare në SHBA. Repishti i ka shërbyer historikisht kombit dhe mërgatës shqiptare në SHBA. Ai ka kaluar një kalvar sakrificash të pashembullta që nga koha e pushtimit fashist të Shqipërisë e më pas në vitet e regjimit komunist. Repishti mbeti demokrat parimor dhe intelektual jokonformist, ndonëse vite të tëra vuajti në burgjet e regjimit komunist.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.