Kreu i PD-së, Sali Berisha është rikthyer sërish në karrigen e tij në Parlament, pas revokimit të masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Gjatë fjalës së tij të parë nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka kërkuar një minutë heshtje në nderim të figurës dhe ikonës së qëndresës antikomuniste shqiptare, Prof. Sami Repishti, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
“Këto ditë është ndarë nga jeta një kolos i mendimit intelektual shqiptar , një avokat i pamposhtur i çështje kombëtare, një luftëtar i paepur kundër diktaturës komuniste, një martir i gjallë që përjetoi në barbaritë e komunizmit profesor Sami Repishti. Ai ishte shqiptari më i shquar në diasporën tonë, fjala e tij nuk reshti kurrë së mbrojturi çështjen kombëtare. Unë ftoj parlamentin ta nderoj këtë burrë të shquar të kombit shqiptar me një minutë heshtje”, tha Berisha.
Në nder të figurës së Prof. Sami Repishtit, opozita dhe mazhoranca u bënë së bashku duke mbajtur një minutë heshtje.
“Në nderim të profesorit Sami Repishti, një figurë e nderuar dhe në figurë antikomuniste mbajmë këtë minutë heshtje në nderim të tij. U kujtoftë gjithmonë!” tha Spiropali.
Shkrimtari dhe publicisti i njohur Prof.Sami Repishti u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare në SHBA. Repishti i ka shërbyer historikisht kombit dhe mërgatës shqiptare në SHBA. Ai ka kaluar një kalvar sakrificash të pashembullta që nga koha e pushtimit fashist të Shqipërisë e më pas në vitet e regjimit komunist. Repishti mbeti demokrat parimor dhe intelektual jokonformist, ndonëse vite të tëra vuajti në burgjet e regjimit komunist.
Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…
Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…
Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…
Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…
This website uses cookies.