Kreu demokrat Sali Berisha ka deklaruar se seanca e djeshme në Parlamentin Europian ishte historike dhe dëshmoi mbështetje për qytetarët shqiptarë që kërkojnë një proces ligjor të drejtë. Ai theksoi se, përkundër censurës së mundshme të qeverisë shqiptare, mesazhi rezonoi fuqishëm në Europë dhe botë. Berisha kritikoi dështimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe theksoi se një e treta e të burgosurve janë të pafajshëm, duke krahasuar këtë situatë me regjime autoritare.
Po ashtu, Berisha përmendi reagimin e fuqishëm të institucioneve ndërkombëtare ndaj atyre që i konsideron si shkelje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, duke e cilësuar këtë si kërcënim ndaj shtetit ligjor. Ai vlerësoi mbështetjen e Evropës për një reformë të drejtë në Shqipëri dhe denoncoi abuzimet e qeverisë Rama.
Në një tjetër deklaratë, Berisha theksoi se “dje u gris pasaporta evropiane e Edi Ramës,” duke e akuzuar kryeministrin për bllokimin e komisioneve hetimore parlamentare dhe për fshehjen e informacionit përpara opinionit publik. Ai përfundoi duke falenderuar ata që organizuan këtë ngjarje, e cila, sipas tij, do të sjellë një mbështetje të fuqishme për demokracinë dhe lirinë e qytetarëve shqiptarë.
/rtsh.al/
Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…
Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…
Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…
Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…
Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…
Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…
This website uses cookies.