Lajme

Berisha: Buxheti 2025, zero rritje të pagave. Injoron shëndetësinë, arsimin, fermerët dhe biznesin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2025. Në një deklaratë për mediat nga arresti i shtëpisë ku ndodhet, Berisha tha se projektbuxheti nuk parashikon rritje të pagave dhe se “injoron” sektorë të tjerë të rëndësishëm, duke përmendur shëndetësinë e arsimin.

Të kthehemi pak çfarë mbetet nga buxheti më i madh në histori për qytetarët shqiptarë? Për shërbimin shëndetësor, investohet gjithsej 2.5 përqind e Prodhimit të Brendshëm. Për arsimin, 2.9, por mos harroni se shpenzimet totale janë rritur me 6.7 përqind. Pra, shpenzimet në këto dy fusha rriten pothuajse 3 herë më pak se në fushat e tjera. Fusha që kanë lidhje direkt me qytetarin, me shëndetin, me fëmijët e tyre. Çfarë ndodh me rrogat? Zero rritje rrogave në vitin 2025. Çfarë ndodh me fermerët? Trajtim qesharak i paimagjinueshëm. Taksa ndëshkuese TVSH nuk ndryshon dhe lihen gjithsej 40 milionë për ata të cilët japin mbi 20 përqind të prodhimit bruto të vendit.

A mund të imagjinoni ju 40 milionë euro për ata që përbëjnë 40 përqind të popullatës së vendit dhe japini 20 përqind? Atyre u thuhet falimentoni, falimentoni, falimentoni. Çfarë ndodh me bizneset? Sa u kalon nga ky buxhet bizneseve që janë gjeneratorët e tij? Jo vetëm që nuk ulen taksat, por rriten përsëri taksat dhe përveç tyre, parashikohen që nëpërmjet metodave arbitrare, të paguajnë edhe 500 milionë euro më tepër. Pra, a nuk është ky një injorim total për bizneset në Shqipëri?”, tha Berisha.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Begaj mesazh para zgjedhjeve të 11 majit: Test pjekurie politike. Ushtroni të drejtën e votës me dinjitet

Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë shqiptarëve, institucioneve dhe partive…

6 hours ago

Sfida për titullin kampion U-15 / Java e fundit e kampionatit rezervon duelin direkt Tirana-Vllaznia

Të shtunën, në fushën “Skënder Halili” në Tiranë luhet sfida më vendimtare e sezonit për…

7 hours ago

Lushaj mbyll fushatën / Banorët e Rajonit nr. 4 të Shkodrës, pritje entuziaste kandidatit të PD- ASHM

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Arben Lushaj, ka mbyllur fushatën elektorale…

7 hours ago

Beci: Votë masive për PS më 11 maj / Kandidatët socialistë takime me banorët në fshahtin Dobraç i Ri

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Benet Beci , është takuar me banorë të zonës Dobraç…

7 hours ago

Beci: Transformimi duhet të vijojë – Drejtuesi politik i PS-së ka bërë thirrje për një numër të lartë deputetësh nga Shkodra

Lagjja “Mark Lula” ka qenë ndalesa e radhës e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.…

7 hours ago

Spahia e mbyll fushatën në Postribë / Kandidati i PD- ASHM: Fitorja e 11 majit, për Shkodrën e Shqipërinë Madhështore

Postriba, “Nderi i Kombit”, u përzgjodh për mbylljen e fushatës elektorale në njësitë administrative të…

7 hours ago