Lajme

Berisha: Çdo parti që ndihet opozitare të na bashkohet në frontin kundër së keqes

Aleatët e Federatës së Bashkuar kanë zhvilluar të premten (7 shkurt) një mbledhje në kuadër të protestës që do të mbahet më 8 shkurt dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për gazetarët pas mbledhjes, ka ftuar çdo parti që ndihet opozitare që t’iu bashkohet në atë që ai e konsideron si frontin kundër të keqes.

Berisha u shpreh se në protestën e nesërme, populli shqiptar do i dëshmojë botës, se Edi Rama përfaqëson sot kreun e narkoshtetit, ndërsa risjell në vëmendje deklaratat e bëra nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

“Ky takim i Federatës opozitare vjen në prag të protestës së madhe të opozitës, në të cilën populli opozitar do t’i dëshmojë shqiptarëve dhe botës se Edi Rama përfaqëson sot kreun e narkoshtetit dhe me dëshmitë tronditëse të bazuara në dokumente autentike origjinale dhe prani fizike të Arben Ahmetajt, ai është sot një delinkuent madhor në krye të një organizate kriminale, të cilën ne e kemi damkosur me kohë.

Por vetëkuptohet kur ato dëshmi vijnë me dokumente nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë në 10 vite, ato janë prova të pakundërshtueshme të inkriminimit të thellë të Edi Ramës.

Por ky takim dhe kjo mbledhje është shumë e rëndësishme për konsolidimin e mëtejshëm të frontit opozitar kundër kësaj të keqe të pakrahasueshme me ndonjë të keqe tjetër që nga diktatura hoxhiste gjer sot.

Bashkimi i të gjithë potencialeve opozitare kundër Edi Ramës, kundër Rilindjes që është sot sinonim i krimit, sinonim i një regjimi që në fjalorin politik të të gjitha kohërave, ka një term: regjimit të kakistokracisë që përmbledh të gjitha të këqijat që mund t’i bëjë një pushtet një vendi”, deklaroi Berisha.

Sipas kreut demokrat, bashkimi i forcave opozitare në një front të vetëm, ka një rëndësi vendimtare.

Koha është për një front sa më të gjerë opozitar, ndaj dhe unë ftoj të gjitha forcat politike që e ndiejnë veten opozitë, e konsiderojnë veten opozitë, pavarësisht nga çdo kundërshti që mund të kenë njëri me tjetrin, të bashkohen në këtë front për t’u përballur me sukses me këtë të keqe që kemi përpara.

Sepse ky bashkim ka një rëndësi vendimtare.

Ka prej tyre që kanë shumë vërejtje për këtë forcë apo atë forcë, kanë vërejtje për PD-në, normale janë këto, por problemi është se nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për t’u përballur me këtë të keqe që kemi përpara”, shtoi ai. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Zhan Todt: Vizitat në shtëpinë Shumaker rutinë e jetës sime!

“E vizitoj rregullisht atë dhe familjen e tij. E bëj me shumë dëshirë pasi raporti…

2 minutes ago

Zbulime të pabesueshme të ngrira për mijëra vite në akull

I ftohti ekstrem ka një aftësi të jashtëzakonshme për të ruajtur objekte për miliona vjet,…

4 minutes ago

Drejtësia Digjitale e shpejtë dhe me standarde, qytetarët do kenë akses te çështjet

Qytetarët shqiptarë do të mund të aksesojnë sistemin e drejtësisë, duke gjurmuar ecurinë e çështjeve…

9 minutes ago

Kryeministri Rama në Spanjë, takim kokë më kokë me Mbretin Felipe VI

Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të premte (7 shkurt) në një takim kokë më…

13 minutes ago

Trump sanksionon ICC, e akuzon për veprime të paligjshme që synon SHBA dhe Izraelin

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale, duke e…

6 hours ago

Ronaldo për Marcelon: Karrierë e pabesueshme

Në moshën 36-vjeçare Marcelo Vieira da Silva Junior, ose më thjesht Marcelo, vendosi të varë…

6 hours ago

This website uses cookies.