Berisha: Deputetët po privohen nga e drejta legjislative. Greva e urisë, opsion i mundshëm

berisha 1.11

berisha 1.11

Deputetët e Partisë Demokratike nuk lejuan sot zhvillimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se ata nuk do ta ndërpresin aksionin e tyre. Ai tha se vendi ndodhte në një krizë “të thellë” kushtetuese, teksa akuzon kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për këtë.

Berisha u shpreh se opozitës i janë mohuar 8 komisione hetimore parlamentare, duke e konsideruar si shkelje të të drejtave të opozitës.

Krizën e thellë kushtetuese të parlamentit e urdhëroi dhe e krijoi Edi Rama me një kryetare parlamenti, të cilës mund t’i vihet edhe çdo deputet, por unë e rezervoj gojën dhe nuk lëshoj epitete fyese ndaj zonjës. Nuk mund të pranohet kurrë që të mohohet e drejta e ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare. Neni 77 i Kushtetutës, thotë në nenin 2, se Kuvendi është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë.

Opozita ka dorëzuar firmat jo për 6 sa kam deklaruar përpara, por për 8 komisione hetimore parlamentare. Janë mohuar që të teta në mënyrën më antikushtetuese, më antidemokratike. Atëherë pse janë deputetët e opozitës në parlament? A nuk janë ata për të kontrolluar qeverinë dhe veprimtarinë e saj?”, tha Berisha.

Ai shtoi se greva e urisë, e paralajmëruar edhe më parë, është një opsion i mundshëm që mund të ndërmerret prej tyre.

Një gjë ju siguroj ju dhe shqiptarëve, që çdo opsion, përfshi grevën e urisë, është 100 përqind i mundshëm. Ne nuk e dorëzojmë Kushtetutën. Ne nga parlamenti nuk largohemi, por në parlament do mbrojmë të drejtat kushtetuese të deputetit, që janë njëkohësisht të drejta kushtetuese të gjithë atyre që kanë votuar opozitën”, theksoi ish-kryeministri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.