Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave

Sali Berisha, është shprehur

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave në Shqipëri gjatë një mandati të mundshëm qeverisës. Gjatë paraqitjes së programit të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Berisha ka theksuar se do të ndërmerren masa të drejtpërdrejta për t’u përgjigjur ndaj këtij problemi, duke ofruar mundësi për kompensim fizik ose financiar për pronarët, dhe do të ndërhyhet në ligje dhe politika për të siguruar një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Ekspertët më kanë njohur mua me shuma të mëdha, të cilat duhen për t’iu përgjigjur këtij problemi. Çdo shumë që duhet për t’iu përgjigjur këtij problemi, qeveria do ta përballojë. Zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronës, është zgjidhja përfundimtare e çështjes së sistemit. Pa vendosur sistemin në bazën e tij pronësore, sistemi nuk gjen kurrë stabilitet. Ndaj dhe unë i siguroj pronarët se do të ndërhyhet në çdo ligj, se do ndërmerret çdo vendim për t’i dhënë zgjidhjen më të ndershme me rregulla dhe kushtet e tregut, me kompensim fizik ose financiar, ose forma tjera të përzgjedhura nga pronarët etj. Kjo çështje nuk do ekzistojë, do marrë përgjigjen përfundimtare”, tha Berisha.

Një tjetër aspekt që ai theksoi ishte edhe mbrojtja e pronës private, duke argumentuar se, kur një tokë publike ndryshon destinacionin, ajo duhet t’i kalojë pronarit të mëparshëm me të drejtë parablerjeje dhe pronësie të padiskutueshme.

“Ligji dhe parimi themelor thotë se, në rast se një tokë publike do ndryshojë destinacionin, apo do tjetërsohet, automatikisht i kalon pronarit me të drejtë parablerje dhe pronësie të padiskutueshme. Këtu i janë dhënë institucione të tëra me Asllan Rusin, me Selman Stërmasin që janë të gjitha të ndërtuara mbi toka pronarësh dhe tani i marrin oligarkët, i marrin trafikantët, dhe kjo është njësoj si në ’46-tën”, tha Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.