Lajme

Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave në Shqipëri gjatë një mandati të mundshëm qeverisës. Gjatë paraqitjes së programit të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Berisha ka theksuar se do të ndërmerren masa të drejtpërdrejta për t’u përgjigjur ndaj këtij problemi, duke ofruar mundësi për kompensim fizik ose financiar për pronarët, dhe do të ndërhyhet në ligje dhe politika për të siguruar një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Ekspertët më kanë njohur mua me shuma të mëdha, të cilat duhen për t’iu përgjigjur këtij problemi. Çdo shumë që duhet për t’iu përgjigjur këtij problemi, qeveria do ta përballojë. Zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronës, është zgjidhja përfundimtare e çështjes së sistemit. Pa vendosur sistemin në bazën e tij pronësore, sistemi nuk gjen kurrë stabilitet. Ndaj dhe unë i siguroj pronarët se do të ndërhyhet në çdo ligj, se do ndërmerret çdo vendim për t’i dhënë zgjidhjen më të ndershme me rregulla dhe kushtet e tregut, me kompensim fizik ose financiar, ose forma tjera të përzgjedhura nga pronarët etj. Kjo çështje nuk do ekzistojë, do marrë përgjigjen përfundimtare”, tha Berisha.

Një tjetër aspekt që ai theksoi ishte edhe mbrojtja e pronës private, duke argumentuar se, kur një tokë publike ndryshon destinacionin, ajo duhet t’i kalojë pronarit të mëparshëm me të drejtë parablerjeje dhe pronësie të padiskutueshme.

“Ligji dhe parimi themelor thotë se, në rast se një tokë publike do ndryshojë destinacionin, apo do tjetërsohet, automatikisht i kalon pronarit me të drejtë parablerje dhe pronësie të padiskutueshme. Këtu i janë dhënë institucione të tëra me Asllan Rusin, me Selman Stërmasin që janë të gjitha të ndërtuara mbi toka pronarësh dhe tani i marrin oligarkët, i marrin trafikantët, dhe kjo është njësoj si në ’46-tën”, tha Berisha.

Blerti Delija

Recent Posts

Rikthehen mbetjet tek “Varrezat e Dëshmorëve”/E moshuara: Janë helmuar disa bagëti, ka mbetje të rrezikshme

Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve…

2 hours ago

“Doctor Honoris” për albanologun/ Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i akordon titullin akademikut arbëresh Francesco Altimari

Përmes një ceremoniali të veçantë universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me miratimin e Ministrisë së…

2 hours ago

Dita botërore e fëmijëve me sindromën Down/ Domnori: Janë pjesë e shkollave gjithpërfshirëse me mësues ndihmës

21 Marsi është Dita Botërore e fëmijëve me sindromën Down. Në Shkodër 5 fëmijë janë…

2 hours ago

“Vendtakimi” çon në pranga të riun/20-vjeçari u kap në makinë me armë zjarr me qëllim për ta shitur

Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve…

2 hours ago

AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: Masa administrative me gjobë 2 subjekteve

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje me situatën e influencës aviare Autoriteti…

2 hours ago

“Venus!”, trashëgimia fotografike në “Marubi”/Ekspozitë me imazhe nga arkivi i Gegë Marubit, Pjetër Rraboshtës dhe Dedë Jakovës

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” u çel ekspozita “Venus!”, e kuruar nga Lek M.…

2 hours ago

This website uses cookies.