Berisha: Duan të më burgosin, por s’kanë asnjë provë. Regjimi i tmerruar nga opozita

Sali Berisha 1

Sali Berisha 1

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur edhe njëherë poshtë akuzat për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. Sipas Berishës, nuk ka asnjë provë kundër tij.

Tani duan dhe të burgosin Sali Berishën, por e vërteta është se për të bëtë këtë nuk kanë asnjë provë, asnjë fakt dhe nuk do kenë kurrë. Dhe për këtë ju rikujtoj se unë nuk jam as i akuzuar, jam thjesht një person nën hetim, për të cilin pas tre vitesh hetimi shterrues nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument kundër meje. Me këtë rast shtoj se me akuzën që bëjnë se Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe dhëndri im, ka marrë në përputhje me çdo procedurë ligjore, pronë të trashëguar 410 metra tokë, nga 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër tokë që kanë marrë të kthyer ose të kompensuar, mbi gjysmë milioni shqiptarë. Me këtë akuzë faktojnë dhe provojnë dështimin e tyre total, të turpshëm dhe përfundimtar ndaj Sali Berishës”, u shpreh Berisha.

Ai i konsideron akuzat politike, ndërsa sipas tij po bëhen me qëllimin për të goditur opozitën.

Ndaj dhe sot këtu para jush, e vërteta më autorizon t’u them të gjithë atyre që akuzuan pa asnjë provë, fakt apo dokument për korrupsion Sali Berishën, para se të përsërisni këtë gënjeshtër, këtë akuzë për Sali Berishën, kontrolloni xhepat tuaj. Unë jam Sali Berisha, me fuqinë e të vërtetës nuk mposhtem kurrë. Pikërisht se nuk kanë prova, ky arrestim mund të realizohej vetëm nga një zinxhir shkeljesh ligjore, aktesh antikushtetuese, nga të gjitha institucionet që dolën zbuluar se marrin urdhër politik.

Por pse gjithë kjo luftë kundër Sali Berishës? Pse po ndodh ky agresion dyvjeçar ndaj opozitës? Pse ky regjim është i tmerruar kaq shumë nga opozita sa janë të gatshëm të shkatërrojnë pluralizmin, Kushtetutën, parlamentin, drejtësinë, vetëm e vetëm për të na luftuar ne? Është e qartë, këto dy vite ne kemi prishur rehatinë, kemi tronditur gjer në palcë Edi Ramën, narkokraturën e tij sepse kemi treguar të vërtetën”, theksoi Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.