Berisha aksion
Vetëm pak orë pasi kreu i SPAK Dumani hodhi më shumë dritë rreth “Çështjes McGonigal”, kryetari i grupimit të Rithemelimit në PD Sali Berisha, reagoi në një konferencë shtypi.
Ai akuzoi SPAK-un dhe drejtuesit e tij se “…është një institucion politik, zhvatës, gjobëvënës, një instrument që përdoret për ambiciet politike të Edi Ramës”. “Ky Dumani është një majtist i pakorrigjueshëm, pra ky nuk mund të pranojë që qeveria e partisë së tij të shpallet organizatë kriminale” tha zoti Berisha.
Ai shtoi më tej se SPAK është kapur nga agjenti i lartë i FBI McGonigal, i cili është akuzuar për tradhëti të lartë ndaj SHBA si i rekrutuar nga shërbimet ruse.
Por sipas zotit Berisha “ McGonigal, aspektin më të zi nuk e ka se është marrë me dosjen e Sali Berishës. Jo! Është ideologjikisht i motivuar kundër parimeve të Berishës dhe e lufton!” tha ai.
Ish kryeministri Berisha e akuzoi McGonigal se me Edi Ramën, Dorian Duçkën, Agron Nezën dhe të tjerë ka vendosur gjoba deri në 5 milionë euro.
Lidhur me dosjen e dorëzuar nga Gazment Bardhi në SPAK para dy muajsh, zoti Berisha tha se “ është e vërtetë se ajo dosje do ketë fatin e të gjitha të tjerave”.
E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…
Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…
Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…
Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…
Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…
This website uses cookies.