Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët deklaroi të premten (15 nëntor) se populli shqiptar po i vuan shumë pasojat e keqmenaxhimit të ekonomisë.
Për të provuar qëndrimin e tij, z. Berisha bëri krahasimin e shifrave në kohën kur ai drejtonte qeverinë dhe tani që socialistët janë në pushtet.
Sipas kryedemokratit, ndërsa rritja ekonomike është dyfishuar në më shumë se një dekadë, kjo nuk është pasqyruar në përmirësimin e nivelit të jetesës me dy herë. Përgjigjja, për demokratët, është se buxheti i shtetit “po vidhet”.
“Së pari, shpreh shqetësimin dhe hidhërimin tim, sepse në Shqipëri si rrallë në ndonjë vend tjetër të planetit, në vendet e diktaturave më të egra, rritja ekonomike e vendit nuk pasqyrohet me rritjen apo përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve. Dyfishimi i prodhimit të përgjithshëm të vendit në 11 vite, i të ardhurave në buxhet, nuk ka gjetur asnjë pasqyrim në ekonominë dhe buxhetin familjar të rreth gjysmës së shqiptarëve.
Përkundrazi, në prani të kësaj rritjeje, 800 mijë pensionistë shqiptarë nuk kanë gëzuar asnjë rritje të pensionit të tyre. Ajo çfarë u është dhënë pensionistëve si indeksim, e vërteta, nuk ka indeksuar as 50 për qind të rritjes së çmimeve, që duhej ta indeksonte. Çdo pensionist pas këtij indeksimi blen 30–40 për qind më pak ushqime sesa blinte në vitin 2013 apo 2014. Rrogat minimale mesatare po ashtu mbeten rrogat më të ulëta në rajon në një kohë kur në vitin 2013 këto ishin rrogat më të larta në rajon. Ato që kanë pësuar rritje stratosferike dhe janë më të mëdhatë sot në rajon janë rrogat më të larta të Shqipërisë, pra rritja ekonomike nuk ka asnjë pasqyrim në jetën e 66 familjeve me ndihmë ekonomike,” deklaroi z. Berisha.
Teksa qeveria po bëhet gati të kalojë edhe buxhetin vjetor për 2025-ën, opozita ka paralajmëruar protesta nëse miratohet pa marrë parasysh amendamentet e propozuara prej saj.
“Ndaj dhe ne në programin tonë, duke përcaktuar si shtyllë kryesore ekonominë, zotohemi që në një periudhë të shpejtës, së pari të shndërrojmë rritjen ekonomike në mirëqenie, përmirësim të buxhetit të qytetarëve shqiptare dhe së dyti, me një klimë miqësore ndaj biznesit, të mbështesim gjithnjë e më shumë suksesin e tij.
Do të ketë mobilitet brenda dhe jashtë parlamentit. Qëllimi ynë është që të miratohet amendamenti që vendos minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar, që merr më pak se kaq apo nuk merr asgjë,” tha kryetari i PD-së.
Duke u kthyer te betejat politike dhe ajo çfarë e pret opozitën në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, z. Berisha komentoi edhe zhvillimet brenda opozitës, siç është ideja e shpallur nga ish-aleati i tij, Dashamir Shehi, për krijimin e një “poli të tretë” në prag të zgjedhjeve.
“Ne jemi të hapur për koalicion dhe bashkëpunim me çdo forcë politike që konsideron narkodiktaturën e Edi Ramës si të keqen më të madhe të këtij vendi. Çdo forcë politike ka të drejtën e vet të përzgjedhë aleancat. Natyrisht këto krijimet para zgjedhjeve kanë një qëllim, pa dyshim, por Partia Demokratike është forcë kryesore opozitare dhe besoj se shqiptarët do të dallojnë midis opozitës së vërtetë dhe atyre të tjerëve që në një mënyrë apo një tjetër përpiqen t’i bëjnë fresk Edi Ramës,” deklaroi z. Berisha.
Moti i keq me erë të fortë dhe reshje shiu ka përfshirë edhe rajonin e…
Policia e Shtetit ka zhvilluar planin e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Çeki që do…
21 miliard lekë do të jetë buxheti i Bashkisë Lezhë për 2025, rreth 3 miliardë…
Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, gjatë faljes së xhumasë në xhaminë e Parrucës, riktheu…
Prania e sallave mortore pranë qendrave urbane të banuara është ndër shqetësimet që Bashkia Shkodër…
Kategoritë e ish-të përndjekurve politikë, ata që janë ende gjallë si dhe trashëgimtarët e tyre…
This website uses cookies.