Berisha: Edi Rama dhe Vuçiqi duan të zhbëjnë dhe ndajnë Kosovën

berisha 29

berisha 29

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij, Edi Rama, si bashkëpunëtor të Serbisë që po punon kundër Kosovës.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha hodhi akuza për rrezikun që i kanoset rajonit nga kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai citoi deklaratën e fundit të kryeministrit Rama për vendosjen e Kosovës Veriore nën kontrollin e KFOR-it për të shmangur incidentet me vdekje si ajo e fundjavës në Banjskë, ku ra dëshmor polici Afrim Bunjaku.

Skenari, akti terrorist që kryen falangat terroriste në Banjskë të Zveçanit, kishte një bekgraund të parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiqi. Burimet nga Kombet e Bashkuara, bëjnë me dije se në sallat e kësaj selie, në një takim jopublik, u paraqitën kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës të vendosen nën kontrollin e KFOR-it,” tha Berisha.

Sipas kryedemokratit, kryeministri Rama është zotuar personalisht për zhbërjen e shtetit aktual të Kosovës.

Edi Rama më datën 24 shtator, në orën 11:00, sapo u mor vesh vrasja e policit në krye të detyrës, vrapoi me të madhe të kërkojë konferencën ndërkombëtare për Kosovën. Kërkesa ishte paraqitur direkt nga Aleksandar Vuçiqi, nga terroristët e Listës Serbe.

Edi Rama me Aleksandar Vuçiqin, me padronin e tij, ka vetëm një plan: zhbërjen dhe ndarjen e Kosovës. Nëse Veriu do të shkëputej nga autoriteti i institucioneve legjitime të Kosovës, dhe kjo do të ishte një stad i parë për një status sui generis që do të përfundonte me ndarjen e Kosovës,” u shpreh Berisha.

/rtsh.al/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.