Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij, Edi Rama, si bashkëpunëtor të Serbisë që po punon kundër Kosovës.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha hodhi akuza për rrezikun që i kanoset rajonit nga kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai citoi deklaratën e fundit të kryeministrit Rama për vendosjen e Kosovës Veriore nën kontrollin e KFOR-it për të shmangur incidentet me vdekje si ajo e fundjavës në Banjskë, ku ra dëshmor polici Afrim Bunjaku.
“Skenari, akti terrorist që kryen falangat terroriste në Banjskë të Zveçanit, kishte një bekgraund të parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiqi. Burimet nga Kombet e Bashkuara, bëjnë me dije se në sallat e kësaj selie, në një takim jopublik, u paraqitën kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës të vendosen nën kontrollin e KFOR-it,” tha Berisha.
Sipas kryedemokratit, kryeministri Rama është zotuar personalisht për zhbërjen e shtetit aktual të Kosovës.
“Edi Rama më datën 24 shtator, në orën 11:00, sapo u mor vesh vrasja e policit në krye të detyrës, vrapoi me të madhe të kërkojë konferencën ndërkombëtare për Kosovën. Kërkesa ishte paraqitur direkt nga Aleksandar Vuçiqi, nga terroristët e Listës Serbe.
Edi Rama me Aleksandar Vuçiqin, me padronin e tij, ka vetëm një plan: zhbërjen dhe ndarjen e Kosovës. Nëse Veriu do të shkëputej nga autoriteti i institucioneve legjitime të Kosovës, dhe kjo do të ishte një stad i parë për një status sui generis që do të përfundonte me ndarjen e Kosovës,” u shpreh Berisha.
/rtsh.al/
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.