Berisha: Edi Rama, urdhër që Kosova të mos diskutohet në Kuvend

berisha 3

berisha 3

Ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kreut të qeverisë, Edi Rama, ku sipas tij ai nuk pranon të diskutojë në Kuvend situatën e rëndë të krijuar në Kosovë pas sulmit të armatosur të grupeve serbe.

Sipas Berishës, rezoluta e paraqitur me mocion për Kosovën është hequr nga rendi i ditës për t’u diskutuar në Kuvend me urdhër të Edi Ramës.

Rezoluta e paraqitur me mocion për Kosovën, të cilën me urdhër të Edi Ramës e kanë hequr nga rendi i ditës, sepse i diskredituar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, ai nuk ka pranon të ketë një diskutim të hapur për situatën jashtëzakonisht shqetësuese në Kosovë, të krijuar nga Beogradi dhe padyshim Rusia”, është shprehur Berisha.

Berisha u pyet nga gazetarët edhe mbi arrestimin e Milan Radoiçiqit ku theksoi se “ka shumë mundësi që presion i madh ndërkombëtar të ketë detyruar Aleksandër Vuçiç të arrestojë terroristin që ai dërgoi në Banjksë me të gjitha mjetet e ushtrisë për të filluar atë që vetë Vuçiç e quajti, rebelim kundër terrorit imagjinar të Albin Kurtit ndaj komunitetit serb. Ky arrestim është një hap, por ai duhet të sillet të gjykohet në Kosovë, aty ku ka kryer aktin terrorist”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.