Berisha hero në Empoli, vlerësim maksimal edhe për Ismajlin
Nëse Empoli arriti një mrekulli dje duke fituar në fushën e Napolit, merita kryesore është e një lojtari, jo e Kovalenkos, autor i golit të fitores në minutën e 91-të, por e portierit Etrit Berisha. Në stadiumin Maradona, portieri kuqezi ishte autor i disa pritjeve të mrekullueshme, përfshirë edhe një në fundin e lojës, pak para golit të Kovalenkos.
Për hir të së vërtetës, nuk ka qenë një Napoli në krizë dje, por thjesht një vigan si Berisha që i tha jo në shumë raste. Për këtë dhe është vlerësuar në unison si më i miri i takimit nga shtypi italian. Gazeta më e madhe italiane, La Gazzetta dello Sport, i ka dhënë notën 7.5. “Berisha, më i miri. I zoti përballë Politono, Anguisa e Lindstrim. I shkëlqyer përballa Kvaras, i jashtëzakonshëm me këmbë përballë gjuajtjes nga afër të gjeorgjianit”, është vlerësimi për mbrojtësin e Shqipërisë.
Një notë e mirë edhe për Ardian Ismajlin në mbrojtje, 6.5, fitues në ajër i krosimeve pa fund të Napolit në zonën e Empolit. Pa dyshim një lajm i shkëlqyer para ndeshjes së kombëtares me Moldavinë, ku një pikë do të sillte kualifikimin matematik për në finalet e kampionatit evropian Gjermani 2024.