Lajme

Berisha: Kallas nuk mbështeti asnjë prej zotimeve të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, nuk mbështeti asnjë zotim të kryeministrit Edi Rama, gjatë vizitës së saj në Tiranë.

Berisha tha se Kallas theksoi se “Shqipëria ka ambicie për t’u integruar në BE, por kjo është një rrugë e vështirë që kërkon reforma të thella dhe ndryshime substanciale”.

“Zonja Kallas tha se Shqipëria ka ambicie. Ambicie, që është mashtrimi i Edi Ramës. Por kjo është një rrugë e vështirë që kërkon reforma. Ajo nuk investoi asnjë nanogram në zotimet e Edi Ramës. I tha edhe tjetrën, që është rrugë gjithëpërfshirëse. Kurse, Edi Rama u përpoq të asociojë mashtrimin e tij me praninë e përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme të BE, zonjës Kallas. Por ajo mbajti vendin e vet dhe qëndrimin e vet. Me një fjalë, ajo u tha shqiptarëve, unë nuk kam punë me ato që thotë ky, këto janë ambiciet e tij. Ato janë mashtrimet e tij me fjalë të tjera, por ajo nuk mund të thoshte mashtrime se e kishte në krah. Besoj se e sqarova”, tha Berisha.

Sali Berisha foli edhe për vizitën e tij në Strasburg, ku tha se diskutoi mbi situatën e shtetit të së drejtës, funksionimin e institucioneve dhe lirinë politike në vend.

Berisha ngriti shqetësime për ndjekjet penale ndaj drejtuesve të opozitës në vitin elektoral dhe përqindjen e lartë të të paraburgosurve në Shqipëri. Ai e cilësoi këtë si një tregues shqetësues që, sipas tij, e vendos vendin përkrah regjimeve autoritare.

“U ktheva nga një udhëtim, qëndrim dhe vizitë njëditore në Strasburg, i ftuar nga grupi i Partisë Popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, por edhe grupi i demokratëve konservatorë në këtë asamble, për të shkëmbyer mendime për gjendjen në Shqipëri. Ishte një kënaqësi e madhe që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar kaq e kaq vite. Mendoj se ishte shumë e dobishme dhe e domosdoshme që parlamentaret e grupeve kryesore parlamentare siç është grupi i PPE në këtë institucion, të mësonin me dokumente dhe fakte të pakundërshtueshme, të vërtetat e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të cilat u ndoqën me interes shumë të madh.

Unë informova audiencën e nderuar të parlamentarëve nga e gjithë Europa se Edi Rama arrestoi në vit elektoral, apo vuri në proces penal, tre liderët e partive kryesore opozitare dhe tre të tjerëve u mori mandatet, i mban në arrest shtëpie apo i mban në burg. Një vend të dytë si Shqipëria nuk ka në këto shkelje. Shqipëria tejkalonte Bjellorusinë e Lukashenkos dhe ngjiste diku me një vend si Tunizia apo më keq. Këto ishin tezat kryesore që unë paraqita aty të faktuara me dokumente dhe që mund të them se ishin tronditëse për audiencën e nderuar. Një vëmendje të veçante kishte këtu tortura publike që ata i bënë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta. Këta zotërinj i informova se shqiptarët kanë humbur përfundimisht parimin e prezumimit të pafajësisë, pasi në burgjet e tyre, 67 përqind janë të paraburgosur. Nuk ka një vend të dytë në botë. Nga 15-20 përqind që është norma e fryrë, këtu është 67 përqind dhe kjo nuk ka ekzistuar as në diktaturën komuniste”, tha Berisha.

Blerti Delija

Recent Posts

Hasani takim me Kallas: Çojmë në një tjetër nivel bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së

Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për…

19 minutes ago

Meta mbështet kërkesat e shoqatës së bimëve mjekësore: Do ulim taksat

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mbështetjen e plotë të forcës së…

21 minutes ago

Formacionet e mundshme/ Bajern Mynih-Inter, Augusto në vend të Dimarkos

Mungesat e shumta në kampin bavarez i kanë lënë shumë pak mundësi zgjedhjeje Vinsent Kompanisë.…

1 hour ago

Bayern, Kompany: Situatë e vështirë, por nuk dua të ndryshoj objektiva dhe strategji

Në “Allianz Arena” ka nisur numërimi mbrapsht për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së…

1 hour ago

Reali, Ancelotti: Jo frikë nga Arsenali

“Në Champions League, eksperienca të lejon të mos kesh frikë nga këto ndeshje”. Është receta…

1 hour ago

Inter, Inzaghi: Bayern? Favorit bashkë me Realin, por…

Interi i Simone Inzaghit “zhytet” sërish në Ligën e Kampionëve pas barazimit ndaj Parmës në…

1 hour ago