Berisha kërkon lirinë në Apel, vendimi merret nesër. Gjokutaj: Masa ndaj tij ka rënë, prokurorët vijnë pa argumente sikur janë në kafe

Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është ankimuar vendimi ndaj Berishës për arrest në shtëpi dhe pritet që Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e Apelit do të marrë nesë një vendim lidhur me ankimin.

Duke folur për mediat, Gjokutaj tha se në këtë mënyrë masa ndaj ish-kryeministrit Berisha për detyrim paraqitje ka rënë, pasi sipas tij, ai ishte i pranishëm ditën e djeshme në SPAK ku u mor në pyetje.

“Kjo ishte një nga pikat më të forta të mbrojtjes sonë. Prezenca e z. Berisha u konsumua dje dhe kjo është një nga pikat më të forta që rrëzon përfundimisht alibinë e SPAK-ut që z. Berisha i shmanget hetimit dhe nuk respekton vendimin e gjykatës për paraqitje. Ndërkohë që paraqitja dje ishte realitet. Berisha për aq pyetje sa u bënë dha përgjigje të hollësishme. Prandaj nuk e kuptoj se çfarë sensi ka masa ndaj tij tani”, u shpreh Gjokutaj.

Sipas Gjokutajt, prokurorët e SPAK-ut nuk kanë dhënë asnjë argument të mbështetur në prova ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Mungesa e gjykatës i bën prokurorët që të vijnë në gjyq sikur shkojnë në një bar kafe dhe nuk e kanë problem se çfarë thonë dhe çfarë argumentesh ngrenë një herë dhe çfarë argumentesh ngrenë herës tjetër. Sigurisht që këtu nuk ka barazi palësh në këtë gjykim.

Ne do të shohim vendimin nesër dhe nesër do të kemi kontaktin bashkë që t’ju themi në mënyrë përfundimtare çfarë ka bërë sepse unë nuk mund të ngre hipoteza sot se çfarë argumentesh do të japë gjykata nesër rrëzimin apo pranimin e kërkesës”, tha avokati i Berishës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.