GJKKO
Avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Berisha kanë deklaruar se kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, ende nuk ka depozituar kërkesë me shkrim në sekretarin e gjykatës përmes avokatëve të tij.
Ditën e djeshme (28 dhjetor)avokatët e ish kryeministrit, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë kërkuar të enjten audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka. Megjithatë kërkesa me shkrim nuk është dorëzuar.
“Përshëndetje të nderuar! Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO).
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar për ish-kryeministrin arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore dhe asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.
Vendimi në lidhje me masën e arrestit për Berishën, u shty për në datën 30 dhjetor, ora 12:00.
Oborri i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në qytetin e Shkodrës është përfshirë një rikonstruksioni të…
Ambasada Britanike në Tiranë ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, Prokurorin…
Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin…
Vllaznia nuk ka patur kohë të “qajë” pikët e lëna me Teutën në barazimin e…
Në një rrëfim të rrallë dhe prekës, Zenel Drangu ishte i ftuar në emisionin “Historicum”…
Rikthimi në punë pas fundjavës së zgjatur për shkak edhe të pushimeve në festën e…
This website uses cookies.