Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin që ai kërkon për masën “arrest shtëpie”.
Gjykata Kushtetuese ka reduktuar afatet e palëve për të parashtruar qëndrimin e tyre dhe ka caktuar seancën e shqyrtimit më 27 dhjetor në orën 10.00.
“Gjithashtu, po në datën 26.11.2024 Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim kërkesën për “Përshpejtimin e gjykimit”, të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha në datën 25.11.2024, ka vendosur:
– pranimin e kërkesës për përshpejtimin e gjykimit, si dhe reduktimin e afateve të palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe qëndrimeve të tyre, si dhe caktimin e seancë plenare mbi bazë të dokumenteve në datën 27.12.2024, ora 10:00”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Prej 30 dhjetorit 2023, Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së. Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij lidhur me ish kompleksin Partizani.
Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që…
Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions…
Manchester United dhe Real Sociedad do të ndeshen të enjten në mbërmje për të siguruar…
Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë. Ndërsa…
Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të…
This website uses cookies.