Berisha: Komisionet hetimore do paraqisnin abuzimet jo vetëm të thjeshtrës, por edhe të nënës së saj

Berisha 25

Berisha 25

Ish-kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët përmes rrjetit social, teksa ka uruar të gjithë besimtarët për Krishtlindje, ka deklaruar se qytetarët po festojnë në diktaturën e bandës së udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama.

Edhe njëherë nga zemra uroj gëzuar Krishtlindjet. Sot unë kam zgjedhur të bisedoj me miqtë e mi në rrjetet sociale. Ajo çka unë mund të theksoj se ne festuam këto Krishtlindje në diktaturën e bandës, të udhëhequr nga Edi Rama.

Kjo diktaturë nuk ka në bazë ideologjinë marksiste-leniniste, nuk shpall forcë lëvizëse luftën e klasave, por kjo diktaturë ka si forcë kryesore lëvizëse aleancën me krimin e organizuar dhe drogën.

Në këtë vend, krimi dhe kreu i tij, Edi Rama, vendosin kudo, vendosin në rrugë, në qelitë më të sigurta të burgjeve, në parlament, në prokurori, në ekzekutiv dhe në çdo skutë të këtij shteti.

Kjo aleancë ka fshirë ose ka shndërruar në letër të vdekur, ligjet e mira, demokratike që u hartuan dhe u miratuan në këto dekada. Për të garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut, për të garantuar pronën, për të garantuar dinjitetin njerëzor dhe zhvillimin e vendit”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u ndal më tej te komisionet hetimore të kërkuara nga opozita. Ai u shpreh se opozitës po i mohohen të drejtat kushtetuese. Berisha hodhi akuza më tej për vajzën e bashkëshortes së Kryeministrit Rama, duke theksuar se “PD ka denoncuar thjeshtrën e cila fiton në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjit, me dhjetëra tendera nga pushteti i njerkut të artë”.

Në këtë aleancë, opozita nuk mund të tolerohet, asaj i mohohen të drejtat elementare kushtetuese.

Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama, i mohoi në një mënyrë skandaloze, të pashembullt, deputetëve të opozitës të drejtën e komisionit hetimor parlamentar, i cili duhet të jemi të hapur, është e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme. Dhe pa diskutim që ato komisione në epiqendër do kishin Edi Ramën.

Do kishin megavjedhjet e tij qindra milionëshe në aferat e sterilizimit, në aferën e checkupit, në aferat e energjetikës dhe në një seri aferash tjera.

Por ato, komisionet do kishin objekt hetimi vjedhjet familjare të tij. Në mënyrë të përsëritur, PD ka denoncuar thjeshtrën e cila fiton në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjit, me dhjetëra tendera nga pushteti i njerkut të artë. Dhe njerku i artë nuk pasqyron prej tetë vitesh në formularin e tij të deklarimit të pasurive, asnjë qindarkë nga fitimet marramendëse të thjeshtrës, e cila ka fituar për shkak të pushtetit të njerkut me dhjetëra e dhjetëra tendera. Në vend të hetimit, Edi Rama ka zgjedhur bllokimin e hetimit dhe mashtrimin e shqiptarëve se ajo nuk është pjesë e familjes sime. Thjeshtra është vajza e Linda Ramës dhe në të gjitha ligjet e vendit është pjesë e familjes Rama”, tha Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.