Berisha kryetar “me vulë”, por mbetet non grata për SHBA: “Pozicioni ynë s’ka ndryshuar”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndryshuar qëndrim për ish-kryeministrin Sali Berisha, edhe pse kryetari i demokratëve arriti një fitore ligjore këtë javë në Gjykatën e Apelit.

Më 19 maj 2021, Departamenti amerikan i Shtetit ndalimin e hyrjes në territorin e SHBA-së për ish-kryeqeveritarin dhe familjen e tij, për shkak të “akteve të rënda të korrupsionit” dhe për “minim të demokracisë”. Atëkohë z. Berisha nuk kishte statusin e kryetarit të PD.

Nisur nga zhvillimet e fundit, RTSH pyeti ambasadën amerikane në Tiranë për ndikimin që do të ketë vendimi  i Gjykatës për njohjen e z. Berisha si kryetar legjitim i partisë më të madhe opozitare në vend.

Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA,” thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Një ditë më parë, presidenti amerikan Xho Bajden (o. Joe Biden) ritheksoi përmes një deklarate se korrupsioni – akuza kyç që ka penalizuar z. Berisha në sytë e Shtëpisë së Bardhë – mbetet një çështje e panegociueshme, madje një “emergjencë kombëtare” për gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Siç ka vërejtur Presidenti Bajden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara,” thuhet më tej në përgjigjen e përfaqësisë zyrtare të SHBA-së.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.