Categories: LajmePolitikë

Berisha: Kur thashë emrin e Ramës, prokurorët e SPAK-ut sa nuk u futën nën tavolinë

Nëse Sali Berisha nuk ka asnjë firmë në procesin e njohjes, në procesin e kthimit, në procesin e kompensimit, në procesin e parablerjes, Edi Rama ka një seri firmash në këtë proces.

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur për mediat pas daljes nga SPAK-u ka sulmuar prokurorët e këtij institucioni, ndërsa theksoi se ata nuk jepnin dot asnjë përgjigje kur ka përmendur Edi Ramën.

Sali Berisha nuk kishte asnjë autoritet ligjor të ndërhynte. Edhe kur ndërhyri për Zogun e Zi, bëri ligjin, po atë ligj Gjykata Kushtetuese e anuloi. Kur u përmenda Edi Ramën, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë. Unë i pyeta, u thashe se çfarë qeniesh jeni ju, që Edi Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit, në një kohë kur nuk kishte… pavarësisht nga privatizimi, ishte pronë shtetërore”, u shpreh Berisha teksa iu referua akuzës që rëndon ndaj tij mbi privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha tha se ai u kishte shtruar disa pyetje prokurorëve që nisnin sipas tij që me faktin se  “si ka mundësi që Edi Rama, në UrbaPlanin e kalon përsëri gjithë klubin në zonë dhe ju nuk e përmendni një herë?”

“Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e sheshit të ndërtimit dhe nuk ju nuk guxoni me e përmendë?

Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e ndërtimit dhe ju mashtroni dhe thoni se ka firmosë Lulzim Basha? Basha ka firmosur, por ka firmosur Rama dhe Veliaj.

Si ka mundësi që ju injoroni emrin e Edi Ramës, në një kohë që gjykata e ka dënuar Edi Ramën për shkelje ligji? E ka gjobitur Bashkinë e Tiranës me 320 mijë euro për faktin se nuk zbardhte lejen, e mori vesh që Jamarbër Malltezi dhe lejen e miratuar e bllokoi”, tha më tej Berisha.

Ai e cilësoi SPAK-un si grup të struktuaruar kriminal që nuk guxon të përmendë “njëherë të vetme emrin e tij.”

Sipas Berishës, këta hetues janë si ata në Korenë e Veriut.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përgatitjet për Eurovision, “Shkodra Elektronike” rikthehet në RTSH, gati për turin

"Shkodra Elektronike" fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet intensivisht…

3 hours ago

Zelensky pranon bisedimet e paqes pasi SHBA ndërprenë inteligjencën

Ukraina dhe SHBA bien dakord të takohen në "të ardhmen e afërt". Një takim SHBA-Ukrainë…

3 hours ago

Koçiu: 10 menaxherë turq do t’i bashkohen stafeve drejtuese të 5 spitaleve në vend

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se 10 menaxherë nga Turqia…

3 hours ago

Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Senati italian ka miratuar sot (5 mars) me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme do të jetë me kthjellime, rriten temperaturat

Për ditën e sotme (6 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…

3 hours ago

Spektakël në pushim, finalja e Kupës së Botës 2026 njësoj si finalja e Superbowl

Finalja e Kupës së Botës 2026 do të ketë për herë të parë në histori…

4 hours ago

This website uses cookies.