Berisha: Mazhoranca po shkel të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës
Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me anëtarët dhe simpatizantët në Kamëz, u shpreh se ,”pas dhunimit masiv të zgjedhjeve dhe votës së lirë, mazhoranca kaloi në fazën e fundit të mohimit të të drejtave kushtetuese në parlament të deputetëve”.
Ky është asgjësimin e pluralizmit politik parlamentar në Shqipëri, tha Berisha, që sipas tij, në çdo vend, në çdo demokraci, jeta politike funksionon qeveri dhe opozitë. Por në Shqipëri qeveria nuk ka legjitimit, në Shqipëri qeveria krijoi industrinë e krimit të blerjes së votës. Makinerinë gjigante të frikësimit të qytetarëve, të kontrollit të plotë të vullnetit të tyre.
“Është dramatike, por sot ka disa ngjashmëri me fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90. Në zgjedhjet e para të vitit 1990, zonat më të shtypura, më të varfra nuk na votuan. Sepse indoktrinomi i tyre gjer në palcë, frika nga diktatura, nga terrori që ushtronte diktatura, i bënte ata njerëz të mendonin se ne nuk duhej të votoheshim. Të gjithë e shohim se ai vjedh zgjedhjet. Ju e patë vetë se çfarë bëri me makinerinë elektronike këtu në Kamzë. E patë se çfarë bëri me autokolonën e ‘Benzave’ të blinduar me Bajrat në Shkodër”, tha Berisha.
Ndër të tjera ai theksoi se, “Ju jeni dëshmitarë se si forcës kryesore të opozitës nuk ju regjistrua emri në fletë. Ju jeni dëshmitarë se si 1.3 milion zgjedhës, ju ndryshua qendra e votimit. Me statistikë 200 mijë prej tyre u paraqitën dhe nuk votuan dot”.